Politika e privatësisë
Kjo faqe interneti
Kjo faqe nuk mbledh të dhëna personale. Nuk përdor analitikë, formularë, cookies për gjurmim ose shërbime reklamuese. Ofruesi i hostingut përpunon përkohësisht të dhëna teknike, si adresa IP, dhe mund të vendosë një cookie teknike sigurie me afat të shkurtër, e cila nevojitet për mbrojtjen e faqes.
Kur na kontaktoni
Nëse na telefononi ose na shkruani, të dhënat tuaja përdoren vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës suaj.
Të dhënat në punën noteriale
Të dhënat personale që përpunohen gjatë veprimeve noteriale përpunohen në bazë të Ligjit për Noterinë dhe të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe mbrohen me obligimin ligjor të fshehtësisë.
Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat tuaja, korrigjimin e tyre dhe të drejtat e tjera të parapara me ligj. Ankesë mund të paraqitni në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.
Kontrolluesi i të dhënave
Notere Doruntina Berisha
Rr. "Miftar Ajvazi", nr. 51
11000 Podujevë, Kosovë
+383 45 234 350
doruntinapodrimajberisha@gmail.com