Pyetje të shpeshta
Ku gjendet zyra noteriale?
Zyra gjendet në Rr. "Miftar Ajvazi", nr. 51, në Podujevë.
Cili është orari i punës?
- E hënë: 08:00–16:00
- E martë: 08:00–16:00
- E mërkurë: 08:00–16:00
- E enjte: 08:00–16:00
- E premte: 08:00–16:00
- E shtunë: Mbyllur
- E diel: Mbyllur
A duhet të caktoj termin paraprakisht?
Për çështjet që kërkojnë përgatitje, si kontratat, trashëgimia dhe testamenti, telefononi paraprakisht.
Çfarë dokumentesh duhet të sjell?
Gjithmonë sillni letërnjoftimin ose pasaportën e vlefshme dhe dokumentet origjinale që lidhen me çështjen. Listat orientuese gjenden në faqet e shërbimeve.
Sa kushtojnë shërbimet noteriale?
Tarifat noteriale i cakton Ministria e Drejtësisë me Udhëzimin Administrativ MD-Nr. 05/2022 dhe janë të njëjta te çdo noter në Kosovë. Noteri nuk lejohet të kërkojë as më shumë, as më pak se tarifa zyrtare. Shuma varet nga lloji i veprimit noterial dhe, në disa raste, nga vlera e lëndës.
Jetoj jashtë Kosovës. Si mund të jap autorizim?
Informatat gjenden në faqen për mërgatën.
A mbeten të fshehta të dhënat e mia?
Po. Noteri dhe të punësuarit në zyrë janë të obliguar me ligj ta ruajnë fshehtësinë e të dhënave që i mësojnë gjatë punës. Ky obligim vlen edhe pasi të përfundojë puna.
A jep noteri këshilla juridike?
Noteri ua sqaron palëve pasojat juridike të veprimit që e ndërmarrin para tij dhe është i paanshëm ndaj të gjitha palëve. Noteri nuk e përfaqëson asnjërën palë dhe nuk ushtron avokati.