Kontrata për shitblerjen e paluajtshmërisë
Çka është
Kontrata me të cilën bartet pronësia në paluajtshmëri (shtëpi, banesë ose tokë) duhet të përpilohet në formë të aktit noterial. Pa këtë formë kontrata nuk ka efekt juridik.
Çfarë duhet të sillni
- Letërnjoftimet e shitësit dhe të blerësit
- Certifikata e pronësisë dhe kopja e planit nga kadastri
- Vërtetimi se tatimi në pronë është paguar
- Certifikata e martesës dhe pëlqimi i bashkëshortit, kur prona është pasuri e përbashkët
- Autorizimi i vërtetuar, nëse ndonjëra palë përfaqësohet nga një person tjetër
Kjo listë është orientuese. Dokumentet e sakta varen nga rasti konkret. Telefononi zyrën para se të vini.
Si zhvillohet
- Telefononi zyrën dhe përshkruani shkurt çështjen.
- Sillni dokumentet e kërkuara dhe dokumentin tuaj të identifikimit.
- Noteri vërteton identitetin e palëve dhe ua sqaron pasojat juridike të veprimit.
- Dokumenti lexohet, nënshkruhet dhe vërtetohet në zyrë.
Tarifa
Tarifat noteriale i cakton Ministria e Drejtësisë me Udhëzimin Administrativ MD-Nr. 05/2022 dhe janë të njëjta te çdo noter në Kosovë. Noteri nuk lejohet të kërkojë as më shumë, as më pak se tarifa zyrtare. Shuma varet nga lloji i veprimit noterial dhe, në disa raste, nga vlera e lëndës.
Kontakti
- Adresa
- Rr. "Miftar Ajvazi", nr. 51
11000 Podujevë, Kosovë - Telefoni
- +383 45 234 350
- Orari i punës
- E hënë: 08:00–16:00
- E martë: 08:00–16:00
- E mërkurë: 08:00–16:00
- E enjte: 08:00–16:00
- E premte: 08:00–16:00
- E shtunë: Mbyllur
- E diel: Mbyllur