Trashëgimia
Çka është
Noteri zhvillon procedurën jokontestimore të trashëgimisë: shqyrton pasurinë e të ndjerit dhe me aktvendim shpall trashëgimtarët, kur ndërmjet tyre nuk ka kontest. Nëse trashëgimtarët nuk pajtohen, çështjen e vendos gjykata.
Çfarë duhet të sillni
- Certifikata e vdekjes dhe akti i vdekjes
- Letërnjoftimet e trashëgimtarëve
- Certifikatat e lindjes ose të martesës që e dëshmojnë lidhjen familjare me të ndjerin
- Dokumentet për pasurinë: certifikata e pronësisë, të dhënat për llogaritë bankare, për automjetet
- Testamenti, nëse i ndjeri ka lënë testament
Kjo listë është orientuese. Dokumentet e sakta varen nga rasti konkret. Telefononi zyrën para se të vini.
Si zhvillohet
- Telefononi zyrën dhe përshkruani shkurt çështjen.
- Sillni dokumentet e kërkuara dhe dokumentin tuaj të identifikimit.
- Noteri vërteton identitetin e palëve dhe ua sqaron pasojat juridike të veprimit.
- Dokumenti lexohet, nënshkruhet dhe vërtetohet në zyrë.
Tarifa
Tarifat noteriale i cakton Ministria e Drejtësisë me Udhëzimin Administrativ MD-Nr. 05/2022 dhe janë të njëjta te çdo noter në Kosovë. Noteri nuk lejohet të kërkojë as më shumë, as më pak se tarifa zyrtare. Shuma varet nga lloji i veprimit noterial dhe, në disa raste, nga vlera e lëndës.
Kontakti
- Adresa
- Rr. "Miftar Ajvazi", nr. 51
11000 Podujevë, Kosovë - Telefoni
- +383 45 234 350
- Orari i punës
- E hënë: 08:00–16:00
- E martë: 08:00–16:00
- E mërkurë: 08:00–16:00
- E enjte: 08:00–16:00
- E premte: 08:00–16:00
- E shtunë: Mbyllur
- E diel: Mbyllur